image Kolona të gjata në rrugën Prizren - Gjakovë, shkak aksidenti te Landovica

Siguri

Kolona të gjata në rrugën Prizren – Gjakovë, shkak aksidenti te Landovica

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Prizren, tek Ura e Landovicës. Në këtë aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një veturë, ndërsa dyshohet edhe për të lënduar.

Për shkak të këtij aksidenti, rruga Prizren – Gjakovë është bllokuar dhe janë krijuar kolona të gjata.

Një sinjalizues ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen shumë vetura duke pritur në kolonë.

Sinjalizuesi ka thënë se ka më shumë se 30 minuta që po presin që të lirohet komunikacioni.

/GazetaSinjali/