image Kolona të gjata në Merdare, pritjet deri në 6 orë

Aktuale/ Kolona të gjata në Merdare, pritjet deri në 6 orë

news image

Ndonëse fluksi i makinave për të hyrë në Kosovë ka shënuar rënie të theksuar, e kundërta po ndodhë në dalje. Kjo për shkak se bashkatdhetarët po largohen nga Kosova, pas përfundimit të pushimeve.

Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, për të dalë nga Kosova nëpërmjet pikë kalimit kufitar në Merdare, qytetarët po presin deri në 6 orë. Kolona thuhet të jetë e gjatë 1 mijë e 300 metra, transmeton Sinajli.

Pas Merdares, pritje të gjata në dalje të vendit janë evidentuar edhe në Mutivodë, ku bashkatdhetarët po presin 4 orë në kolona prej 1 mijë e 250 metra.

Edhe në pikë kalimet tek Dheu i Bardhë dhe në Jarinje, sipas QKMK-së kolonat janë të gjata 800-900 metra, me pritje afër 2 orë e gjysmë në dalje.

Në hyrje të Merdares kolonat janë rreth 50 metra ndërkaq në Han të Elezit 20 metra.

Këto statistika janë nxjerrë nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, të publikuara pak pas orës 11:00.