image Kolona të gjata, pritje deri në 8 orë

Kosovë

Merdare/ Kolona të gjata, pritje deri në 8 orë

news image

Numër i madh i bashkëatdhetarëve edhe sot kanë mësyrë pikën kufitare në Merdare. Si pasojë e kësaj, ata që duan të dalin nga Kosova po përballen me kolona të gjata dhe pritje deri në 8 orë.

Bashkatdhetari, SH.S i cili pasi ka përfunduar pushimet në Kosovë, ka vendosur të kthehet në vendin ku jeton e vepron, në Zvicër, tha për Sinjalin se pritja në pikën kufitare në Merdare momentalisht është deri në 8 orë.

Lajmin për pritjet disa orëshe dhe kolonat e gjata në Merdare e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bali Kelani, ka thënë Sinjalit se pritjet e për të hyrë në pikën kufitare në Merdare janë deri në 10 minuta ndërsa për të dalë pritjet zgjasin deri në 480 minuta apo 8 orë, me kolona deri në 2 kilometra.

Sipas raportit të policisë, në pikat e tjera kufitare pritjet për të dalë nga Kosova arrijnë deri në 20 minuta siç është pika kufitare Dheu i Bardhë derisa në Mutivodë pritja është 5 minuta.

Bashkatdhetarët të cilët pas pushimeve po largohen nga Kosova për çdo vit përballen me problemin e njejtë atë të kolonave të gjata dhe pritjeve disa orëshe për ta lëshuar Kosovën.

Ditë më parë, ministri i jashtëm dhe ai i brendshëm i Kosovës kanë fajësuar shtetin serb për krijimin e këtyre kolonave, duke akuzuar atë se nuk po e respekton marrëveshjen për lëvizje të lirë. /Sinjali/