Edhe sot po vazhdojnë kolonat e gjata në pikën kufitare në Merdare. Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, ka njoftuar se pritjet në këtë pikë kufitare janë rreth 5 orë.
Pika kufitare në Merdare edhe sot vazhdon të jetë e ngarkuar me automjete të shumta sidomos të mërgimtarëve të cilët po largohen nga Kosova.
Në njoftimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK),thuhet se pritje të tilla ka edhe në pikat e tjera kufitare.
“Kufiri Merdare: pritja për të dalë nga Kosova është deri në 4 orë e 40 minuta”, thuhet në njoftim.