Kolona të gjata janë krijuar në disa pika kufitare, ku qytetarët po presin më shumë se 90 minuta për të kaluar kufirin, raporton Gazeta Sinjali.
Nga përditësimi i fundit i Ministrisë së Brendshme, shihet se pritjet më të gjata janë në pikë – kalimin kufitar në Merdar, ku po pritet deri në 100 minuta për të hyrë, kurse kolona e automjeteve në anën serbe të kufirit është deri në 400 metra.
Kurse në pikë – kalimin kufitar te Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 70 minuta, kurse në pikë – kalimin kufitar në Jarinje pritjet janë deri në 60 minuta.
Kurse në Vërmicë pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 30 minuta, kurse kolona në hyrje e gjatë deri në 100 metra.
Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje, për hyrje dhe dalje nuk pritet më gjatë se 5-10 minuta./Gazeta Sinjali/