Bashkatdhetarët të cilët ia kanë mësyrë vendlindjes po përballen me pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare me Serbinë.
Në përditësimin e fundit të bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme në orën 07:00 shihet se pritjet më të mëdha janë regjistruar në pikën kufitare në Merdarë, ku pritjet në hyrje dhe dalje janë deri në tre orë kurse kolona në hyrje është e gjatë 3000 metra dhe ajo në dalje 1000 metra.
Pritje të gjata janë regjistruar edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë ku për të hyrë pritjet janë deri në 30 minuta kurse për të dalë 40 deri në 60 minuta.
Ndërkaq kolona në hyrje të kësaj pike kufitare është 100 metra kurse në dalje 300 metra.
Kurse në pikën kufitare në Vermicë kolona arrin deri në 350 metra në dalje kurse në hyrje nuk ka kolona të krijuara.
Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje, për hyrje dhe dalje nuk pritet më gjatë se 5-10 minuta.
Shoferët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU.