image Kollçaku ia kthen Zemajt: Turp për një ministër si ti, e ke gënjyer publikun - Sinjali

Kollçaku ia kthen Zemajt: Turp për një ministër si ti, e ke gënjyer publikun

news image

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku ka reaguar pas deklaratave të Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, se ajo nuk ka dhënë asnjë kontribut në këtë kohë të pandemisë, njofton Gazeta Sinjali.

Ajo e akuzoi Zemajn se po gënjen me deklaratat që ai i ka dhënë në Kuvend.

”Për hirë të një pjese të familjes që nuk e dijnë për një diagnozë që e kam kaluar – kam mund të kërkoj gjithë kohën për të mos punuar asnjë ditë se kategoritë janë liruar”.

”E ki gënjyer publikun. Turp për një ministër, sepse ju nuk keni lejuar të paguhen të shtunë e diel”.

”Unë vetëm se jam epidemiologe nuk kam kërkuar pushim pa pagesë. E treta kom punu dhe çdo cent e kam meritu”, ka thënë mes të tjerash Kollçaku. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin