image Koliçit iu numërua gol i vlefshëm, por cili ishte portieri i fundit që kishte realizuar në Superligë para portierit të Gjilanit?

Futboll

Koliçit iu numërua gol i vlefshëm, por cili ishte portieri i fundit që kishte realizuar në Superligë para portierit të Gjilanit?

news image

Sfida mes Gjilanit dhe Ballkanit e zhvilluar të dielën e kaluar, u përcoll me një incident në fund të ndeshjes.

Teksa portieri i Gjilanit, Enea Koliçi barazoi rezultatin në 1-1 në minutat shtesë, goli i tij ra nën hije shumë shpejtë, pasi disa tifozë gjilanas sulmuan portierin kundërshtar, Stivi Frashëri, që bëri ndeshja të ndërpritej.

Pas këtij incidenti dhe duke i parë të gjitha inçizimet e ndeshjes, Komisioni i Garave i Superligës së Kosovës vendosi që ndeshja të regjistrohet me rezultat zyrtar 0-3 në favor të Ballkanit.

Sidoqoftë, pavarësisht këtij rezultati, megjithatë goli i Koliçit në fund të ndeshjes do të mbetet i vlefshëm, ka konfirmuar Rregullorja Disiplinore.

Sipas Nenit 59 të Rregullores Disiplinore golat e shënuar në ndeshjen e ndërprerë janë të vlefshëm së bashku me kartonët e kuq, ndërsa kartonët e verdhë nuk vlejnë.

Por para se të realizonte Koliçi, cili ishte portieri i fundit që realizoi gol në Superligë?!

Epo, për koinçidencë apo ironi, portieri i fundit i cili kishte realizuar gol, ishte në një ndeshje ku ishte e përfshirë skuadra e Ballkanit, trajneri i së cilës ishte Ismet Munishi, shkruan Sinjali Sport.

Kthim prapa, në shkurt të 2020, në ndeshjen e cila po zhvillohej mes Ballkanit dhe Ferizajit në Suharekë, portieri i suharekasve atë kohë, Armend Ruxhi realizonte golin e fundit në fitoren 3-0 të klubit nga Suhareka.

Ballkani ishte duke avancuar 2-0 pas golave të Edvin Kuc e Arbër Hoxhës, gjersa në fund u akordua një penallti për “portokallinjtë” dhe tifozët kërkuan me ngulm që portieri Ruxhi ta ekzekutonte, dhe, Ballkani e ‘aprovoi’ këtë kërkesë ndaj tifoëve, duke e lejuar Ruxhin të gjuante në pikën e bardhë, i cili ia doli suksesshëm që ta dërgojë topin në rrjetë.

/GazetaSinjaliSport/