image Koleksioni pranverë-verë 2021, sfilata e Louis Vuitton rikthen modelët në pasarelë

Art & Dizajn

Koleksioni pranverë-verë 2021, sfilata e Louis Vuitton rikthen modelët në pasarelë

news image

Louis Vuitton prezanton koleksionin e meshkujve pranverë-verë 2021, në një shfaqje të vërtetë me modelë dhe publik.

Kjo ngjarje e markës luksoze u mbajt në Shanghai, në brigjet e lumit Huangpu në qiell të hapur, ku shumë pak persona kishin vendosur maska mbrojtëse në fytyrë.

Të pranishmit ishin të ulur afër njëri-tjetrit, ndërsa ishin marrë masa për kontrollin e temperaturës për të gjithë të pranishmit dhe eliminimin e biletave të letrës.

Sfilata rikthehu shijen e normalitetit në industrinë e modës, shfaqje të tilla mungonin që nga muaji shkurt me nisjen e pandemisë së koronavirusit. Shtëpitë e modës i prezantuan koleksionet e reja vetëm në platformat virtuale, duke u përshtatur me rregullat e sigurisë prej virusit.

Gjithsesi kufizimi i lëvizjes bëri që drejtori artistik i Louis Vuitton për veshjet e meshkujve, të mos ishte i pranishëm, por ADN-ja e tij lexohej qartë në gjithë koleksionin nga veshjet formale te ato të rrugës me krijime animaleske dhe ngjyra të shndritshme.

Krijimet e reja të Louis Vuitton, dukeshin të orientuara drejt tregut azitik, nisur dhe nga përdorimi i karaktereve vizatimore, mjaft të pëlqyera në kulturën kineze.

Kina ka heshtur shumë prej kufizimeve prej pandemisë dhe tashmë kanë nisur të zhvillohen disa ngjarje live. Ditën e sfilatës së Louis Vuitton, vendi deklaroi vetëm 7 raste të reja me Covid-19./Gazeta Sinjali/