image Kokaj godet me fjalimin e radhës: Fazlia me rob, ama – ha, ama – ha

Politikë

Kokaj godet me fjalimin e radhës: Fazlia me rob, ama – ha, ama – ha

news image

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, ka dalë sërish sot në seancë me një fjalim interesant, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë fjalës së tij ku po diskutohet për përmbajtjen e draft statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kokaj ka thënë se marrëveshjet duhet të trajtohen si vëllim ngjarjesh.

Ai është shprehur se konsideron që kryenegociatorët në dialog me Serbinë, kanë shkuar me stil gradual dhe jo me stil: ama, ha, ama, ha.

Kam kënaqësi të shoh një atmosferë të lezetshme në Kuvend, përvec deputetit Haki Abazi që me një bioritëm këtu, ishalla përmirësohet.

Marrëveshjet duhet t’i trajtojmë si vëllim ngjarjesh, sikurse dhoma këtu që ka dyshemenë dhe tavanin,  dyshemeja e këitj vëllimi që quhet vëllim ergodik, kjo dysheme përmban vitin 2013, 2015 dhe nënshkrimin që është bërë këtu.

Kjo është dyshemeja është tavani, faktikisht zhvillimet gjeopolitike dhe se është urgjencë gjeopolitike dhe kërkohet me urgjencë të zgjidhet ky problem dhe në këtë situatë gjithmonë ai që ka më pak fuqi ka më pak të drejtë.

Ky është pra sistemi vëllimorë nga tavani deri në bazament që kërkon zgjidhje.

Zgjidhjen unë nuk mund ta propozoj sic thotë profesor Dervish Rozhaja – ashtu si thotë Fazlia me robë, po këtë zgjidhje e bazoj sic do ta bënte Sartri, etj. Që problemet ergodike.

Unë konsideroj që kjo qeveri, përkatësisht kryenegociatorët kanë shku sipas këtyre parimeve, sipas ligjit të entropisë, që kërkon gradualitet dhe nuk kanë vepruar në atë stilin: ama, ha, ama, ha. Por kanë shku me stil gradual”, tha Kokaj.

/GazetaSinjali/