Ekspertët shëndetësorë kanë bërë të ditur se njerëzit që rrijnë më gjatë zgjuar natën, kanë më shumë gjasa që të preken nga diabeti i tipit 2.
Studiuesit amerikanë zbuluan se njerëzit që qëndrojnë zgjuar gjithë orët dhe zgjohen vonë kanë 19 për qind më shumë gjasa që të preken nga diabeti, shkruan The Sun.
“Njerëzit që janë “bufat e natës” mund të kenë nevojë t’i kushtojnë më shumë vëmendje stilit të tyre të jetesës, sepse qëndrimi zgjuar gjatë natës mund të shtojë rrezikun për diabetin e tipit 2”, thanë ekspertët shëndetësorë.