image Koha kur Kurti thoshte se kushërinjtë janë për dasma, jo për me i shti në punë

Politikë

Koha kur Kurti thoshte se kushërinjtë janë për dasma, jo për me i shti në punë

news image

Rabit Konjufca, i cili është xhaxhai i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, është emëruar këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes. Ai do të jetë këshilltar politik i ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehajt, shkruan Gazeta Sinjali.

Se Konjufca mban këtë pozitë figuron edhe në webfaqen zyrtare të kësaj ministrie, ndonëse përveç emrit dhe postit nuk është publikuar asnjë informacion tjetër rreth tij.

Pas emërimit të tij ka pasur shumë reagime, madje duke e lidhur me një deklaratë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili gjatë fushatës pati thënë se kusherinjtë nuk duhet punësuar, ata sipas tij janë vetëm për dasma. Por siç duket doli të jetë se familjarët janë edhe për ndonjë pozitë nëpër minstri.

Kurti kishte thënë se qyetarët duhet të përfaqësohen nga njerëz të ndershëm dhe të dijshëm.

 “Është e rëndësishme që në përfaqësimin e Kosovës me i pas njerëzit më të ndershëm dhe dijshëm. Nuk mundemi me i mbushë ambasadat, sikurse nuk mundemi me i mbush as ministritë me kushërinjë. Kushërinjtë janë për shtëpi. Familja është te shpija. Kur të bahet ministër, zëvendësministër, deputet apo drejtor apo edhe në komunë nesër pasnesër, duhet me u ba veç ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasmë, për gazmend privat. S’ka dasma nëpër ministria”, kishte thënë Kurti.

Ndryshe, Rabit Konjufca kishte qenë kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të vitit 2013.

/GazetaSinjali/