image Koalicionit Nisma-AKR i bashkohet edhe një parti tjetër

Kosovë

Koalicionit Nisma-AKR i bashkohet edhe një parti tjetër

news image

Koalicionit Nisma-AKR i cili u lidh ditë më parë sot i është bashkuar edhe një subjekt tjetër politik.

Partia e Behgjet Pacollit dhe ajo e Fatmir Limajt kanë arritur sot marrëveshje për koalicion me Partinë e Drejtësisë, e cila drejtohet nga Ferid Agani.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, në një intervistë për Televizionin Publik.

“Unë besoj që nuk do të ketë koalicione me partitë e mëdha. Ne sonte kemi bërë një koalicion me Partinë e Drejtësisë. Një parti që gjithmonë ka qenë aty – pa marrë parasysh se ka pasur largime”, ka thënë Pacolli në emisionin Debat të RTK-së.

Të dy subjektet politike Nisma dhe AKR arritën marrëveshje për koalicion parazgjehdor javën e shkuar. Kandidat për kryeministër i këtij koalicioni është Fatmir Limaj.

Ndryshe kryetari i Partisësë Drejtësisë Ferid Agani, vite më parë ishte akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ne rastin e njohur si “Stentat”, për cka ishte dënuar me 2 vjet e gjashtë muaj burg..