Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në kuadër të projektit “Integrimi i fëmijëve të margjinalizuar për shkak të statusit social” të përkrahur nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale ka dhuruar libra për Qendrat Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nëna Terezë” në Mitrovicë, “Përparimi” në Prishtinë si dhe për Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan.
Përveç aktiviteteve të shumta të realizuara në kuadër të këtij projekti, bëhet e ditur se monitoruesit e të drejtave të fëmijëve kanë vlerësuar se këto qendra kanë nevojë për këto donacione duke pasururar bibliotekat e këtyre institucioneve.
Drejtuesit e të gjitha institucioneve kanë falenderuar KMDLNj-në për të gjithë kontributin e dhënë, jo vetëm për këtë donacion, por edhe për të gjitha aktivitetet dhe përkrahjen që u ka dhënë në vazhdimësi këtyre kategorive të institucioneve të fëmijëve.
KMDLNJ premtoi se do të angazhohen gjithmonë për të ndihmuar këto institucione dhe këta fëmijë edhe më fuqishëm edhe në të ardhmen./Gazeta Sinjali/
,