Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar pas vdekjes së një 71-vjeçari i cili ishte i dënuar për vrasje të rëndë.
Sipas KMDLNj-së, 71-vjeçari ka vuajtur nga tumori në kokë dhe kohëve të fundit kishte pasur komplikime të cilat ia kanë vështirësuar funksionimin për të cilin është kujdesur stafi mjekësor dhe gjatë asaj kohe kanë qenë duke u zhvilluar procedurat për pezullimin e dënimit.
KMDLNj thotë se ka pasur kërkesa të vazhdueshme që 71-vjeçarit t’i ndërpritet dënimi e për këtë thotë se ka pasur kërkesë edhe për falje nga presidenti, por që asnjë prej kërkesave s’është realizuar.
Sipas tyre, se në raste të tilla kur të burgosurit janë me sëmundje të pashërueshme, duhet t’iu ndërpritet vuajtja e dënimit.
“Nuk është rasti i parë e nuk do të jetë as i fundit që të burgosurit, pa asnjë shpresë për shërim mbahen në burg ku edhe vdesin e që përgjegjësia i adresohet, pa të drejtë, Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Shërbimit Shëndetësor të Burgjeve”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Ndërprerjes së dënimit për shkaqe shëndetësore dhe të moshës duhet t’iu nënshtrohen vetëm rastet që për shkak të natyrës së veprës, nuk mund të lirohen por se konsiderohet si zgjidhje e përkohshme. Pasi mungon baza ligjore për këtë, KMDLNj do ta përkrahë çdo nismë për ndryshim të Ligjit që e mundëson këtë ndërprerje të dënimit për shkak të gjendjen shëndetësore apo të moshës”./GazetaSinjali/