image KMDLNj kërkon që termini për vaksinim të mos jetë kriter i domosdoshëm

Kosovë

KMDLNj kërkon që termini për vaksinim të mos jetë kriter i domosdoshëm

news image

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të shtohet numri i Qendrave të Vaksinimit në mënyrë që të shpërndahet fluksi në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori”, por edhe që të lehtësohet qasja e qytetarëve në qendra të tjera më të afërta.

Në një komunikatë për media, KMDLNJ bën thirrje që në këtë kohë të pranohen edhe qytetarët, të cilët mund të mos kenë bërë terminin online për vaksinim.

“Duhet të kemi parasysh që ka një numër të caktuar të qytetarëve të Kosovës të cilët nuk kanë qasje në përdorimin e internetit apo pajisjeve të ngjashme, por edhe një pjesë të cilët kur mund ta kenë të caktuar terminin mund të mos e kenë mundësinë për të shkuar në qendër të vaksinimit për shkak të angazhimit në punë, e veçanërisht në sektorin privat”, thuhet në komunikatë.

KMDLNJ kërkon që në këtë kohë të mos jetë kriter i domosdoshëm termini për vaksinim, por të vaksinohen të gjithë qytetarët të cilët paraqiten në qendrat e vaksinimit./Gazeta Sinjali/