image KMDK sqaron për zjarrin në Sferkë: Deponia nuk menaxhohet nga ne

Kosovë

KMDK sqaron për zjarrin në Sferkë: Deponia nuk menaxhohet nga ne

news image

Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) ka reaguar pas zjarrit që përfshiu Deponinë Sanitare të Pejës në fshatin Sferkë, duke sqaruar se objekti nuk është nën përgjegjësinë e saj.

Sipas KMDK-së, deponia aktualisht menaxhohet nga Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ambienti”, ku aksionari kryesor është Komuna e Pejës.

Përmes një reagimi, KMDK ka bërë të ditur se e ka përcjellë me shqetësim situatën e krijuar dhe se përfaqësues të saj kanë vizituar deponinë për të parë nga afër gjendjen pas shpërthimit të zjarrit.

Kompania ka deklaruar se është e gatshme të ofrojë mbështetje profesionale dhe teknike për KRM “Ambienti”, me qëllim që zjarri të lokalizohet dhe të shuhet plotësisht.

KMDK ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërinstitucional dhe ka kërkuar që informacionet për këtë rast të publikohen me kujdes, në mënyrë që të shmangen keqinformimet dhe paqartësitë te qytetarët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/