image Klubi serb nuk lejohet të futet në Kosovë, kthehet mbrapa nga policia

Sporte të tjera

Klubi serb nuk lejohet të futet në Kosovë, kthehet mbrapa nga policia

news image

Skuadra serbe, RK Arilje ka provuar që gjatë ditës së sotme të futet në Kosovë përmes pikës kufitare të Jarinjes, mirëpo janë ndalur nga policia.

Ky klub ka bërë të ditur se ndeshja e tyre e planifikuar të zhvillohej sot është shtyrë, për shkak se policia e Kosovës nuk kanë lejuar që të futen në Kosovë pa marrë leje.

Klubi serb planifikonte të zhvillonte ndeshje pa marrë lejen e Ministrisë së Sportit të Kosovës./Gazeta Sinjali Sport/