image Klubi i Karatesë “Fuati” triumfon në Kampionatin Shtetëror të Kosovës

Sporte Luftarake

Klubi i Karatesë “Fuati” triumfon në Kampionatin Shtetëror të Kosovës

news image

Sot në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë u zhvillua Kampionati Shtetëror për grupmosha dhe seniorë, ku Klubi i Karatesë “Fuati” mori pjesë me tre garues në kategorinë senior.

Muje Krasniqi u shpall Kampion Shtetëror në kategorinë Senior Kumite -67 kg për të dytin vit radhazi, ndërsa Yll Morina fitoi titullin Nënkampion, duke u përballur në finale me Krasniqin.

Mërgim Bekteshi pati paraqitje të mirë, por nuk arriti të plasojë. Klubi falënderoi sponsorët E-Tech dhe EMS Training për mbështetjen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/