image Klubet e Premier Ligës kundër vendimit për 5 zëvendësime

Futboll

Klubet e Premier Ligës kundër vendimit për 5 zëvendësime

news image

Klubet e Premier Ligës angleze kanë marrë vendim që të kthehet rregulli për lejimin e vetëm 3 zëvendësimeve për ndeshje gjatë sezonit të ardhshëm 2020/2021, përkundër që FIFA ua mundësoi që edhe edicionin e ardhshëm të vazhdojnë me nga 5 zëvendësime.

Gjatë një takimi mes aksionarëve dhe klubeve morën vendimin që të vazhdohet me nga 3 zëvendësime.

Gjatë këtij takimi, 11 nga 20 klubet e Premier Ligës angleze votuan kundër propozimit për vazhdimin me 5 zëvendësime, që do të thotë se klubet do të kenë të drejtë t’i bëjnë vetëm nga 3 zëvendësime sezonin e ardhshëm./Gazeta Sinjali/