Trajneri gjerman Jürgen Klopp ka reaguar ashpër ndaj kritikave të ish-futbollistit holandez Rafael van der Vaart për mbrojtësin Virgil van Dijk, pas ndeshjes së Holandës ndaj Japonisë në Kupën e Botës 2026.
Debati u ndez pasi Van der Vaart kritikoi paraqitjen e Van Dijk, duke vënë në dyshim lëvizshmërinë e tij në fushë gjatë barazimit 2-2 të Holandës në ndeshjen hapëse të grupit.
Klopp, i cili ka punuar për vite me Van Dijk gjatë periudhës së tij te Liverpooli, nuk i kurseu fjalët ndaj ish-mesfushorit holandez, duke e cilësuar analizën e tij të tepruar dhe të pabazuar.
“Nuk jam plotësisht i sigurt nëse ia vlen fare të përmendet Rafael van der Vaart. Por nëse ai ndonjëherë thotë diçka pozitive për ndonjë lojtar, atëherë do të jem i lumtur ta marr seriozisht përsëri”, deklaroi Klopp.
Ai shtoi se Van der Vaart shpesh i ekzagjeron kritikat dhe fokusohet vetëm në aspektet negative, duke e bërë analizën e tij më pak të besueshme.
Përplasja verbale ka ngjallur reagime të shumta në Holandë, ndërsa Van Dijk vazhdon të mbetet një nga lojtarët kyç të kombëtares në Kupën e Botës 2026.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!