Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë ka diskutuar për ndeshjet e të xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës, e ku edhe kanë marrë disa vendime, shkruan Sinjali Sport.
Ky komision ka marrë vendim displinor ndaj trajnerit të Feronikelit, Klodian Duros.
Arsye për këtë është provokimi i skuadrës mysafire nga Duro, pas përfundimit të ndeshjes.
“Pas përfundimit të ndeshjes lojtarët dhe shtabi teknik mysafirë derisa festonin fitoren në mes fushë, i njëjti afrohet dhe provokon mysafirët, me ç’rast shkakton incident në mes të skuadrave dhe me ndërhyrjen e policisë evitohet eskalimi i situates”, thuhet në raportin e delegatit të ndeshjes.