image Kllokoqi: Ministri po më hakmerret personalisht, ka dhënë urdhër të më pengojë punën në lokal

Biznes

Kllokoqi: Ministri po më hakmerret personalisht, ka dhënë urdhër të më pengojë punën në lokal

news image

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, pretendon se ministri i Financave, Hekuran Murati, po i hakmerret personalisht, pas deklaratës së tij se ai e ka gënjyer sa i përket TVSh-së për këtë sektor, raporton Gazeta Sinjali.

Kllokoqi, i cili mbrëmë e quajti ministrin “rrenc”, thotë se ka marrë vesh se ministri Murati ka dhënë urdhër që Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) t’ia pengojë punën në lokalin e tij “Bogolina”.

“Ministri po më hakmerret personalisht! Jemi kundër kthimit të TVSH-së në 18% dhe flas në emër të gjithë Gastronomëve të Kosovës. Jam i gatshëm edhe në burg të hi për të drejtat e sektorit që përfaqësoj.”

“Jemi sektori me më së shumti të punësuar dhe jemi më së shumti të dëmtuar. Fatkeqësisht, Qeveria paska lëshu rrënjë brenda ATK-së. Nga burime të sakta paska urdhër të më pengojnë punën në Bagolinë, kjo si rrjedhojë e një deklarate apo statusi që lëshova dje dhe të cilës i qëndroj mbrapa”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Numri një i gastronomëve shton se është i pastër në biznes dhe se i pret inspektorët duarhapur në çdo kohë./GazetaSinjali/

Por, mos harroni se çdo gjë është transparente, ftoj edhe mediat të jenë prezente në çdo vizitë që i bëhet Bagolinës. Kjo është një hakmarrje direkte ndaj meje personalisht, mirëpo nuk dorëzohem nga asnjë lloj trysnije që më bëhet. Hakmarrja nuk është zgjidhje Ministër!