Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko të hënën njoftoi një shtetrrethim të ri në kryeqytet.
Në një deklaratë në Telegram, Klitschko tha se shtetrrethimi do të fillojë të hënën në orën 20:00 me orën lokale dhe do të zgjasë deri në orën 7 të mëngjesit të së mërkurës, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.
“Dyqanet, farmacitë, pompat e benzinës, institucionet nuk do të punojnë nesër”, tha ai.
“Prandaj, u kërkoj të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi ose në strehimore, në tingullin e alarmit. Vetëm ata me leje të veçanta do të mund të lëvizin nëpër qytet.”