image Klinika Infektive në QKUK ka vetëm 130 shtretër, kërkohet mobilizim

Kosovë

Coronavirusi/ Klinika Infektive në QKUK ka vetëm 130 shtretër, kërkohet mobilizim

news image

Infektologu Valbon Krasniqi ka folur për coranvirusin ku në QKUK janë duke u pritur rezultatet për tre persona që dyshohet se janë prekur me virusin vdekjeprurës.

Infektologu Krasniqi ka thënë se klinika e tyre ka vetëm 130 shtretër dhe se nëse numri i të infektuarve rritet ai ka kërkuar mobilizim më të madh dhe koordinim me institucionet.

Megjithëse infektiva ka vetëm 130 shtretër, infektologu  Valbon Krasniqi thotë se kjo klinikë ka marrë shume masa si ambulancat e veçanta, dhomat e izoluara etj.

“Në rast se paraqitet fluks i madh i pacientëve, nevojitet mobilizim më i madh i te gjitha institucioneve. Sëmundjet që përhapen përmes rrugëve ajrore është shumë e vështirë te parandalohen. Kapaciteti i Klinikës Infektive, kemi 130 shtretër në dispozicion. Derisa nuk kemi raste të konfirmuara, kemi bërë përgatitjet teknike: kemi bërë dhomat e izolimit, kemi bërë gati repartin. Një fakt i mirë është që koronavirusin e kalojnë në formë të lehtë ose mesatare të rëndë, ka rënë vdekshmëria”, ka thënë Krasniqi në Info Magazinë./ Gazeta Sinjali/