image Klinika e Neonatologjisë pajiset për herë të parë me autoambulancë neonatale

Shëndetësi

Klinika e Neonatologjisë pajiset për herë të parë me autoambulancë neonatale

news image

Ministria e Shëndetësisë, përmes huamarrjes së Bankës Botërore ka siguruar Autoambulancën Neonatale, në vlerë prej 198 mijë eurove, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, thuhet se kjo autoambulancë do të sigurojë transport të shpejtë, komod dhe të sigurt për foshnjat e porsalindura, duke u mundësuar qasje në kujdesin intensiv.

“Gjithashtu, kjo autoambulancë do të përdoret për transferime urgjente për të sapolindurit që kanë nevojë për trajtim më të specializuar në një spital tjetër, si dhe për transferime elektive ose për t’i kthyer foshnjat e shëruara nga spitali në shtëpitë e tyre”.

“Klinika e Neonatologjisë mbetet qendra e vetme referente e nivelit tretësor për kujdesin shëndetësor të foshnjave të porsalindura në Kosovë”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/