image Klinika e Kirurgjisë në QKUK përballet me mungesë të anesteziologëve

Shëndetësi

Klinika e Kirurgjisë në QKUK përballet me mungesë të anesteziologëve

news image

Në Klinikën e Kirurgjisë pas lirimit të masave është rritur edhe numri i kryerjes së operacioneve, kështu ka bërë të ditur, drejtori i kësaj Klinike, Jeton Sallahu.

Sipas tij, mesatarisht brenda javës në dy klinikat, atë të Përgjithshmen dhe Abdominalen kryhen 25 operacione.

Klinika e Kirurgjisë, e veçanërisht Kirurgjia e Përgjithshme gjatë pandemisë kemi pasur vështirësi dhe një grumbullim jashtëzakonisht të madh të rasteve për shkak të kufizimeve. Pas lirimit të masave numri i operacioneve është rritur diku mesatarisht brenda javës në Klinikën e Përgjithshme dhe atë Abdominale kryhen 25 operacione, që ky numër është jashtëzakonisht i madh krahasim me mundësitë dhe përgatitjet që i kemi në institucion”, ka thënë Sallahu.

Sallahu ka shtuar se në Klinikën e Kirurgjisë po kryhen edhe operacione të nivelit evropian që më parë nuk janë kryer, duke shtuar se kanë operuar 18 raste që ishin të infektuar me COVID.

Sipas tij, ndonëse tani po operojnë me kapacitete të plota, Klinika po përballet edhe me probleme dhe një ndër kryesorët është mungesa e anesteziologëve.

“Pandemia ka qenë një vështirësi për të gjithë neve, stafin shpeshherë kemi pasur të reduktuar si pasojë e përballjes me pandeminë, por kemi arritur deri-diku pasi edhe është bërë zvogëlimi i operacioneve. Tash po punohet me kapacitete të plota, nuk kemi kufizime në operacione. Por që problem i parë është mungesa e anesteziologëve që kemi pak numër të tyre, pastaj problem i dytë është edhe numri i shtretërve që i kemi të kufizuar, dhe që duhet me u rrit numri i sallave, dhe shtretërve”, është shprehur Sallahu për EO./GazetaSinjali/