image Klinaku: Para-aktakuzat ndaj Krasniqit dhe Selimit i kemi pasur në zyrat e OVL-UÇK-së

Kosovë

Klinaku: Para-aktakuzat ndaj Krasniqit dhe Selimit i kemi pasur në zyrat e OVL-UÇK-së

news image

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka thënë se para-aktakuzat e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit i kanë pasur në zyrat e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha se këto para aktakuza i kanë pasur në kohën kur u janë dorëzuar dosjet në zyrat e tyre, të cilat edhe i kanë publikuar.

“Informacionet se kur do të ftohen nuk i kemi pas, por i kemi pas para  aktakuzat në zyre. Para-aktakuza, është aktakuzë e pakonfirmuar. Ne këto veprime të Gjykatës Speciale i konsiderojmë të kundërligjshme, pasi mandati i tyre ka përfunduar më 3 gusht”, tha Klinaku në TV Dukagjini.

Kurse sot gjatë ditës pjesëtarët e EULEX-it bastisën shtëpinë e Jakup Krasniqit, të cilin më pas edhe e arrestuan, kurse rreth një orë më parë, u konfirmua edhe aktakuza e Rexhep Selimit, i cili tha se nesër do të niset për në Hagë. /Gazeta Sinjali/