image Klinaku: "Liria ka emër" është fushatë diskriminuese, po i ndan të akuzuarit që gjenden në Hagë

Kosovë

Klinaku: “Liria ka emër” është fushatë diskriminuese, po i ndan të akuzuarit që gjenden në Hagë

news image

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se fushata “Liria ka emër” është duke bërë padrejtësisht diskriminim duke i ndarë të akuzuarit, të cilët janë në Hagë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, kjo fushatë, do të duhej që të fillonte me të akuzuarin e parë komandantin Sali Mustafa, e të vazhdonte pastaj me kryetarin e OVL UÇK-së, Hysni Gucati dhe me nënkryetarin e OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se liria ka emër, por jo emra të përveçëm.

“Pastaj, fushata “Liria ka emër” mund të vazhdonte me Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin e Kadri Veselin”, ka shkruar Klinaku. /Gazeta Sinjali/