image Klinaku: Krerët e shtetit s’kanë pse t’i vizitojnë pjesëtarët e UÇK-së në Hagë

Sociale

Klinaku: Krerët e shtetit s’kanë pse t’i vizitojnë pjesëtarët e UÇK-së në Hagë

news image

Ushtruesi i detyrës së veteranëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se zyrtarët qeveritarë nuk kanë nevojë që t’i vizitojnë pjestarët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.

Klinaku tha se qeveria e di që një muaj se veteranët do të protestojnë, kësisoj sipas tij zyrtarët qeveritarë po përpiqen që ta bindin masën që të mos dalë masivisht në këtë protestë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ka një muaj që Qeveria e di qe ne do të bëjmë protestë. Ditëve të fundit po luftojnë se cili po shkon më shumë t’i vizitojë krerët, apo pjesëtarët e UÇK-së në Hagë dhe cili do të shkojë t’i vizitojë gjë që s’bëjnë asgjë me këto vizita, por qëllimin kryesor e kanë që nëse dalim në protestë ne, ta trullosin opinionin që të mos dalë masa në protestë se gjoja se qenkan për UÇK-në“, tha Klinaku në konferencë për media.

Ai tutje shtoi se “Ata s’kanë nevojë të bëjnë mbështetje me vizita atje, ata kanë nevojë t’i kryejnë obligimet ligjore që i kanë si shtet, në qoftë me ato pagesa që duhet t’ua kryejnë apo shërbimet e avokatëve, apo vizitat familjare sepse krerët dhe pjesëtarët e UÇK-së kanë nevojë që t’i vizitojnë vetëm familja, por shteti si shtet duhet të kujdeset për ta“.

/GazetaSinjali/