image Klientë të Raiffeisen Bank deponojnë 100-she e 50-she false, banka i denoncon rastet në Polici

Siguri

Klientë të Raiffeisen Bank deponojnë 100-she e 50-she false, banka i denoncon rastet në Polici

news image

Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në qarkullim në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është raportuar së fundmi nga një zyrtare e bankës ‘Raiffeisen Bank’, e cila ka raportuar për deponimin e disa kartëmonedhave të dyshuara false nga klientët në periudha të ndryshme.

Sinjali ka mësuar se bazuar në denoncimin e saj, bëhet fjalë për disa 50-she dhe 100-she, nën dyshimin se janë të falsifikuara.

Paratë e deponuara janë konfiskuar në cilësinë e provave materiale dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti ‘Falsifikim i parasë’.

Ndryshe, falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.

/GazetaSinjali/