Një delegacion i klerikëve fetarë nga Kosova kanë hyrë në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, për t’i vizituar krerët e UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të tjerët.
Nga pamje shihet myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërvana dhe Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji duke hyrë së bashku në Qendrën e Paraburgimit.
Kjo është hera e parë që një delegacion ndërfetar viziton krerët e UÇK-së, të cilët tash e dy vjet gati gjenden në paraburgim.