Karrigia në shkollën “Fan Noli” ku ulej Martin Cani, cili ndiqte mësimet në klasën e 9-të, është bosh këtë të mërkurë.
Shokët e tij të klasës kanë vendosur lule të bardha në bankën ku ai ulej.
Në rrjete sociale po qarkullon edhe një postim prekës, ku shihen lulet e vendosura nga shokët e klasës së Martinit.
“Sa bosh duket klasa pa ty, në zemrat tona do të jesh gjithë jetën”, shkruhet mbi fotografi.