Dy këngëtarët e njohur njëherësh edhe shumë të dashur shqiptarë, Klajdi Haruni dhe Bruno, kanë publikuar projektin e ri muzikor.
Kënga titullohet “Oj Lulije” dhe është publikuar vetëm në versionin audio, transmeton Gazeta Sinjali.
Sa i përket vidoeklipit të kësaj kënge, artistët kanë vendosur që të kërkojnë ndihmën e publikut për të realizuar një të tillë.
“Shpresojmë të na ndihmoni për të realizuar videon e kësaj kënge. Filmoni veten tuaj kudo ju mendoni dhe na i dërgoni në Instagramet tona personale”, thuhet në përshkrimin e videos të publikuar në kanalin zyrtar të Klajdit në YouTube./Gazeta Sinjali/