Meteorologu Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka deklaruar se temperaturat e regjistruara në muajin qershor të këtij viti janë më të lartat që nga viti 2001.
Ai tha për Klan Kosova se temperaturat e muajit të kaluar kanë arritur deri në 35.6 gradë Celsius, e që konsideron se temperatura si këto në vitet e kaluara kanë mbretëruar në muajt korrik dhe gusht.
Për fund, parashikuesi i motit u ka bërë thirrje qytetarëve që se nga ora 10:00 e mëngjesit deri në orën 17:00 pasdite të mos ekspozohen në temperaturat e larta.