image Kjo rrugë e Prishtinës do të mbyllet nesër për qarkullim

Sociale

Kjo rrugë e Prishtinës do të mbyllet nesër për qarkullim

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se nesër rruga “Hyzri Talla” do të jetë e mbyllur për qarkullim, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Ahmetit, kjo rrugë do të jetë e mbyllur prej orës 08:00 për shkak se është duke u asfaltuar.

“Nesër, e martë, rruga “Hyzri Talla” do të jetë e mbyllur prej orës 8:00 për qarkullim për shkak të asfaltimit të saj. Ju lusim që gjatë kësaj kohe të e planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative. Ju faleminderit për mirëkuptimin”, shkroi Ahmeti në Facebook./Gazeta Sinjali/

Nesër, e martë, Rruga "Hyzri Talla" do të jetë e mbyllur prej orës 8:00 për qarkullim për shkak të asfaltimit të…

Posted by Shpend Ahmeti on Monday, December 7, 2020