image Kjo pritet të jetë data e rikthimit të NBA

Basketboll

Kjo pritet të jetë data e rikthimit të NBA

news image

Sipas raportimeve të fundit 31 korriku është data e synuar kur pritet që të rikthehet NBA.

Mirëpo edhe nëse NBA do të rikthehet ka gjasa që jo të gjitha skuadrat të pranojnë që të luajnë, transmeton Gazeta Sinjali.

Pronari i Hornets, tha se nuk dëshirojnë që të rrezikojnë basketbollistët e tyre, sipas tij për “lojëra të pakuptimta”.

Pandemia e koronavirusit ka ndikuar në të gjitha sportet, ku shumë prej tyre pas pezullimeve kanë pësuar edhe humbje financiare.

/Gazeta Sinjali/