image Kjo pamje e shëmtuar nga mbeturinat vjen nga Fushë Kosova- VIDEO

Sociale

Kjo pamje e shëmtuar nga mbeturinat vjen nga Fushë Kosova- VIDEO

news image

Përkundër deklaratave të krerëve të qeverisjes lokale se po punohet shumë që pastërtia të jetë në nivelin e duhur, megjithatë jemi dëshmitarë që mbeturinat janë kudo dhe ato po bëhen edhe rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.

Madje jo vetëm që kompanitë e pastrimit nuk po e kryejnë punën e tyre si duhet, duke dështuar sidomos në menaxhimin e tyre, por për mbajtjen e një ambienti të pastër edhe vetëdija qytetare mbetet e ultë duke u bërë shkaktare e kësaj gjendje të shëmtuar.

E një rast i tillë ku kontejnerët shihen se janë stërmbushur nga mbeturinat, është në Fushë Kosovë, ku pamjet në rrugën ‘Arbëria’ janë mjaft të pakëndshme.

Video e mëposhtme tregon më se miri se mbeturinat janë bërë shqetësim i madh për qytetarët tanë, ku kompanitë po dështojnë që t’i largojnë me kohë, duke bërë që ato të hedhën edhe jashtë kontejnerëve.

/GazetaSinjali/