image Kjo komunë e Kosovës planifikon rikthimin e nxënësve në shkollat që kanë më shumë hapësirë

Arsim

Kjo komunë e Kosovës planifikon rikthimin e nxënësve në shkollat që kanë më shumë hapësirë

news image

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, duke folur për rifillimin e vitit të ri shkollor, është shprehur se kjo komunë tashmë ka bërë përgatitjet dhe se po mendojnë për rikthimin e një pjese të nxënësve në bankat shkollore, shkruan Gazeta Sinjali.

Haskuka në Klan Kosova është shprehur se mësimi në distancë ka krijuar probleme të shumta, sidomos te nxënësit e klasave të para dhe atyre të gjashta.

“Kemi krijuar një task-forcë për ta monitoruar procesin. Prizreni ka 76 fshatra dhe gjithsej 56 shkolla. Për çdo shkollë duhet të mendojmë ndryshe. Në shkollat ku ka më pak nxënës nëpër klasa dhe ka më shumë hapësirë për ta mbajtur distancën fizike, mund të vazhdohet mësimi në banka. Sepse jemi të vetdijshëm që mësimi në distancë ka krijuar probleme, sidomos te nxënësit e klasave të para dhe ata të klasave të gjashta, që kanë pasur kontakt për herë të parë me mësimdhënësit”, ka thënë Haskuka. /Gazeta Sinjali/