image Ky projekt i Era Istrefit bëhet kënga shqiptare më e dëgjuar në Youtube

Bota e Yjeve

Ky projekt i Era Istrefit bëhet kënga shqiptare më e dëgjuar në Youtube

news image

“Bonbon” titullohet kënga që i dha jehonë ndërkombëtare këngëtares shqiptare, Era Istrefi, teksa shtatë vjet pas publikimit, ka arritur në shifrën e 900 milionë klikimeve në YouTube.

Ka qenë vetë këngëtarja që ka ndarë lajmin me fansat e saj në rrjete sociale.

Rrjedhimisht “Bonbon” mbetet kënga shqipe më e dëgjuar në YouTube.

Pas hitit, Era pati depërtuar në arenën ndërkombëtare duke arritur deri te performanca në Kupën e Botës të vitit 2018.

Pas kësaj, ajo u largua përkohësisht nga skena muzikore për t’u kthyer me disa këngë të reja së fundmi.

/GazetaSinjali/