image Kjo kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës mori vetëm katër vota

Kjo kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës mori vetëm katër vota

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 6 tetorit, ku nga të gjitha subjektet politike ishin 1070 kandidatë për deputetë. Janë 10 prej tyre që nuk kanë mundur t’i marrin as nga 10 vota.

Kandidatja për deputete Xhejlane Jashari nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, ka marrë vetëm katër vota.

Shpejtim Bajrami dhe Liridona Mustafa nga Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës, kanë marrë nga 5 vota.

Avni Berisha nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, ka marrë 6 vota.

Zenel Hajdaraj dhe Xhemile Gashi nga Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës, kanë marrë nga 7 vota. Njëjtë me ta i ka marrë edhe Bujar Morina nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës.

Ndërsa, Tahir Ademi i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim ka marrë 9 vota, siç ka marrë edhe Hamida Ali nga Nova Demokrantska Stranka./Gazeta Sinjali/