Sot në varrezat e qytetit të Gjilanit është gjetur pa shenja jete një zyrtare policore. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Ajtene Islami me gradë rreshtere.
Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Islami ishte pjesë e operativës rajonale të Policisë në Gjilan.
Vdekja e saj është cilësuar si e dyshimtë, tha për Sinjalin zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.
“Policia e Kosovës është njoftuar se në varrezat e qytetit në Gjilan është një person ë dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë tona kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore. Personi i vdekur është zyrtare policore. Për momentin, rasti nga hetuesit është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Hashani.