Vrima më e thellë artificiale në Tokë është 12.192 metra e thellë, e mbuluar me vetëm një kapak metalik të ndryshkur nga koha e Bashkimit Sovjetik.
Pusi super i thellë rus Kola u bë nga sovjetikët në emër të shkencës, për të mësuar më shumë rreth asaj që ndodhet nën këmbët tona, kështu që ata u gërmuan pa ndërprerë.
Projekti për të shpuar sipërfaqen e Tokës filloi afër Murmansk në vitet 1970, kur shkencëtarët sovjetikë donin të provonin koren e Tokës.
Ata gërmuan mbi 12 kilometra për dy dekada, por u detyruan të ndalojnë shpimin më 1992, pasi temperaturat arritën në rreth 180 gradë Celsius, që ishte më ngrohtë se sa kishin parashikuar.