WhatsApp, aplikacioni global i mesazheve, po teston një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit të vendosin një orar fillimi dhe mbarimi për ngjarjet e krijuara në grupe, duke ia bërë më të lehtë planifikimin e ditës.
Kjo do t’i ndihmojë njerëzit të shohin sa mund të zgjatë një ngjarje dhe njëkohësisht u mundëson të organizojnë kohën e tyre në përputhje me rrethanat.
Duke pasur orare të qarta fillimi dhe përfundimi për çdo ngjarje, anëtarët mund t’iu shmangen konflikteve.
Funksioni i kohëzgjatjes është ende në testim, por pritet të shpërndahet për të gjithë përdoruesit në të ardhmen të afërt, shkruajnë mediat e huaja.