image Kjo është vajza dhe dy burrat me të kaluar kriminale të arrestuar për trafikimin e të miturës së zhdukur në Prizren

Siguri

Kjo është vajza dhe dy burrat me të kaluar kriminale të arrestuar për trafikimin e të miturës së zhdukur në Prizren

news image

Denoncimi për një vajzë 14-vjeçare të zhdukur në Prizren aktivizoi Policinë së fundmi dhe si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, e mitura u gjet – por u zbuluan detaje tronditëse. Vajza dyshohet se është viktimë e trafikimit nga disa persona, që dyshohen se e shfrytëzuan seksualisht gjatë kohës sa nuk dihej asgjë për fatin e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Një grup prej tre personash që zhvilluan këtë aktivitet kriminal përfunduan në pranga të Policisë dhe tashmë është zbuluar identiteti i tyre.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se tre të dyshuarit janë Antoneta Thaqi (rreth 21-vjeçare) dhe dy persona të tjerë me të kaluar kriminale Muhamet Gafuri dhe Florent Jenuzi.

Si u zbulua rasti?

Fillimisht, më 19 mars, një grua e raportoi vajzën e saj si të zhdukur nga 18 marsi dhe kërkoi ndihmën e Policisë për ta gjetur, pasi s’kishe asnjë informacion ku ndodhej.

Raportimi i nënës vuri në lëvizje Policinë dhe në hetim u përfshi edhe Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, me ç’rast u gjet vajza dhe u zbulua se e njëjta ishte viktimë e grupit të dyshuar për trafikim.

Bashkë me viktimën u gjet edhe e dyshuara Antoneta Thaqi, e cila bashkë me dy burrat e dyshuar kanë abuzuar me vajzën, duke e shfrytëzuar për shërbime seksuale.

Të tre u kapën dhe u shoqëruan në stacion policor, ndërsa Policia konfiskoi disa telefona, si prova materiale.

Pas përfundimit të procedurave, Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi prej 48 orësh për tre të dyshuarit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/