Mbrëmë, Anthony Joshua ka arritur fitore me nokaut kundër Kubrat Pulev, shkruan Sinjali Sportiv.
Britaniku ishte fantastik gjatë nëntë raundeve sa zgjati meçi dhe e mposhti bullgarin duke e dominuar atë.
Pas kësaj, Joshua thuhet se do të fitojë rreth 10 milionë funte nga ky duel, ndërsa Pulev do të fitojë rreth katër milionë.
Kubrat Pulev më parë tha se do të dhuronte 50 % të të ardhurave të tij nga meçi për bamirësi.
“Unë do të dhuroj 50 % të parave që fitoj nga ndeshja me Joshua për heronjtë e palodhur në luftën kundër COVID-19. Do t’u jap mjekëve, infermierëve dhe spitaleve për pajisjet e nevojshme për t’u marrë me këtë virus djallëzor”, tha Kubrat Pulev.
Në anën tjetër britaniku tha se ka pranuar që të ardhurat e tij të ulen, në mënyrë që të ndeshet me Pulev./Sinjali Sportiv/