image Kjo është shuma që Chelsea duhet të paguajë për Wilfred Zahan

Futboll

Sport/ Kjo është shuma që Chelsea duhet të paguajë për Wilfred Zahan

news image

Sulmuesi i rrezikshëm po shkëlqen në fanellën e Crystal Palacet dhe po kërkohet nga gjigantët anglezë Crystal Palace e ka zbuluar shumën e parave që i kërkon për Wilfried Zahan.

Klubet e mëdha evropiane ia kanë vënë syrin sulmuesit të rrezikshëm, por klubi i tij nuk e ka ndërmend të bëjë lëshime.

Sipas mediumit “Evening Standard”, klubi nga Premierliga e vlerëson Zahan 90 milionë euro.

Interesim serioz për ish-futbollistin e Manchester Unitedit ka shfaqur Chelsea.

Prandaj, nëse “Blues” duan ta transferojnë atë, duhet ta paguajnë shumën e kërkuar nga Crystal Palace. Interesim për Zahan kishte shfaqur gjatë verës edhe Arsenali, por për shkak të moshës kishin zgjedhur transferimin e Pepes./Gazeta Sinjali/