image Kjo është shuma me të cilën u dënuan dy thertoret që hudhën mbetjet e kafshëve në lumë

Sociale

Kjo është shuma me të cilën u dënuan dy thertoret që hudhën mbetjet e kafshëve në lumë

news image

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë të ditur që inspekcioni i kësaj komune i ka dënuar me nga 700 euro dy thertoret të cilat i hudhën mbetjet e kafshëve në lumë.

Gjatë 24 orëve të fundit nga drejtoria e Inspekcionit, pas inspektimeve në terren dhe sigurimit të dëshmive nga palët ankuese, janë shqiptuar gjobat konform Rregullores Komunale pasi që është konstatuar ndotja e lumenjve me gjak dhe mbetje fundrrinore, e cila është bërë gjatë trajtimit të ujërave të impianteve të dy therrtoreve në afërsi”, ka shkruar ai.

Hyseni u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të shtojnë kujdesin ndaj ambientit.

/GazetaSinjali/