image Kjo është shuma e tenderit të parë e Qeverisë Kurti për udhëtimet jashtë vendit

Kosovë

Kontrata/ Kjo është shuma e tenderit të parë e Qeverisë Kurti për udhëtimet jashtë vendit

news image

Kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij kanë realizuar tenderin e parë që ka të bëjë me sigurimin e shëndetit në udhëtimet jashtë vendit të zyrtarëve.

Tenderi është realizuar me procedurë të kuotimit i cili quhet “Shërbime të sigurimit të shëndetit në udhëtim”.

Vlera e caktuar prej 4 mijë e 823 euro është përzgjedhur nga kompania “Sigal Uniqua Group Austria SH.A”.

Lënda e kontratës është 1, Sigurimi i shëndetit në udhëtim për vendet e shengenit, sasia 96. 2, Sigurimi i shëndetit në udhëtim për vendet e SHBA-së, sasia 54, dhe 3, Sigurimi i shëndetit në udhëtim për vendet në Britani të Madhe, sasia 41./ Gazeta Sinjali/