Gazeta Sinjali dje raportoi se rreth orës 05:30 në “Rrugën B” në Prishtinë, dyshohet se ka ndodhur një grabitje në një bankomat të bankës BKT duke përdorur eksploziv nga persona të armatosur, të cilët kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një roje të bankës.
Lidhur me këtë rast Gazeta Sinjali mëson se hajnat kanë arritur të grabisin 50 mijë euro.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije këto para janë deponuar në këtë bankë para më shumë së një jave.
Lajmin për grabitje dje e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se nuk ka persona të lënduar, gjersa hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.